Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu kanë vizituar shkollën “Janaq Kilica” për të vijuar takimet këshilluese me prindërit për kufizimin e rrjeteve si TikTok dhe Snapchat.
Rama vurin në dukje një fenomen shqetësues: përhapja e gjysmë të vërtetave dhe një debat publik që shpesh thellohet në konflikt dhe tension. Ky klimë komunikimi jo vetëm që shton konfuzionin dhe stresin në shoqëri, por ndikon edhe në fëmijët, të cilët jetojnë në dy botë paralele—ajo reale dhe ajo virtuale, duke përjetuar presion të dyfishtë nga mediat dhe nga prindërit e ndikuar prej tyre.