Debati për TikTok dhe Snapchat/ 'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Brenda dhjetorit kamera në klasa! Do ndalojmë fare celularët në shkolla, kontroll për çdo gjë metalike

30 Nëntor 2024, 15:55 | Përditesimi: 30 Nëntor 2024, 15:55

Për të rritur sigurinë në shkolla, kryeministri Edi Rama paralajmëroi monitorimin me skaner në shkolla për evidentimin e pajisjeve metalike, celularë, thika apo cdo lloj arme. Brenda dhjetorit tha shefi i qeverisë do të vihet në jetë projekti për kamera në çdo shkollë, përfshi edhe brenda klasave. Ndërsa në 2025-ën pritet të zbatohet një projekt për të bërë detyrat në shkollë.

    E.H/Shqiptarja.com