Dëmet nga fatkeqësitë natyrore do të likujdohen në 2023! Çako: Komisione të reja për të rivlerësuar dëmshpërblimet

31 Tetor 2022, 22:12

Qeveria parashikon të shlyejë gjatë 2023-shit dëmshpërblimet për banorët e prekur në zona të përmbytura, përgjatë viteve nga jugu në veri. Kreu i Emergjencave, Haki Çako, tha se dosjet do të rivlerësohen sërish pasi ka dyshime për abuzime nga komisionet e vlerësimit të bashkive.