Denoncimi: Përpunuesit do rrisin çmimin e bulmetit! Nga 15 shkurti, deri 38% më të larta!

9 Shkurt 2023, 17:50 | Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 18:13

Shoqata e konsumatorit shqiptar denoncon se ndërmarrjet e përpunimit të qumështit kanë bërë marrëveshje për të rritur deri në 38% çmimet. Autoriteti i Konkurrencës tha se do monitrojë tregun nëse nga 15 shkurti do i zbatojnë apo çmimet e reja që ndërmarrjet kërcënojnë, ndërsa vetë qytetarët për Report Tv thonë se nuk i përballojnë dot as çmimet aktuale që janë rritur pas luftës në Ukrainë.

r.k./Shqiptarja.com