Deputetë me encrochat/ Berisha në Kuvend: Të ngrihet komisioni i së vërtetës! Rama e Gjiknuri kanë pasur 2 ose 3 llogari

30 Janar, 15:35 | Përditesimi: 30 Janar, 15:35

Kryetari i Partisë Demokratike kërkon ngritjen e komisionit hetimor të së vërtetës, një propozim nga deputeti i PD-së Dash Sula. Nëse nuk do ngrihet Berisha tha se do të jetë PD që do të bëjë transparencë.

“Nuk është TikTok rrugaçi që thotë Ajtullahu I Tiranës por Encrochati, krimineli vrasësi. Të krijohet komisioni i së vërtetës. Të zbulohen lidhjet e politikës me krimin ëshë kusht i domosdoshëm.
Ka pasur me 2 –3 encrochate. Damian se po flas unë. Ke pasur dhe ti. Betohu se nu ke pasur. Mos u fsheh.  Kryeministri juaj ka pasur 2 ose 3 të tillë. Nëse nuk pranoni komisionin e së vërtetës do i publikojmë një nga një' tha Berisha. 

r.k./Shqiptarja.com