Deputetët e Bardhit e Berishës bllokuan mbledhjen, Gjiknuri del nga salla: As Alibeajn nuk e kishin lejuar të vijë! Reforma Zgjedhore do ecë përpara

19 Janar, 11:28

Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri doli nga salla ku ishte planifikuar të mbahej mbledhja e sotme në orën 11:00. Ai tha se as Oerd Bylykbashi me të cilin Rithemelimi dhe grupi i Bardhit kërkon të zëvendësojë Alibeajn, nuk ka ardhur në mbledhje.

Duke iu referuar bllokimit të mbledhjes nga deptuetët e Rithemelimit, Gjiknuri tha se as Alibeaj nuk ishte lejuar të ishte i pranishëm në sallë. Ndërsa theksoi se do gjendet mënyra që Reforma Zgjedhore të ecë përpara.

“Fatkeqësisht këtu edhe Bylykbashin nuk e kishin sjellë edhe Alibeajn nuk e kishin lejuar të vijë ndoshta për shkak të akteve të tyre vandale. Opozita duhet të jetë e para e interesuar për të pasur një Reformë të tillë. Reforma do ecë përpara, edhe nëse opozita nuk do të bëhet pjesë do të gjendet mënyra për ta çuar përpara”- u shpreh Gjiknuri.