Deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe podiumin në Kuvend, PS kërkesë në Komisionin e Etikës: Të merren masa disiplinore

6 Tetor 2023, 13:14

Partia Socialiste kërkon që të merren masa disiplinore për deputetët e opozitës që një ditë më parë penguan zhvillimin e seancës plenare në Kuvend. Report Tv mëson se deputetët socialistë kanë depozituar kërkesën në Komisionin e Etikës dhe kërkon që të merret masa disiplinore për deputetët opozitarë të cilët penguan votimin e projektligjeve.