Deputeti Luan Baçi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

15 Maj, 11:44

Deputeti Luan Baçi është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Baçi është parë mëngjesin e sotëm të hyjë brenda ambienteve të SPAK.

Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së deputetit të Rithemelimit në SPAK. Ndërkohë vetë ai, do të deklaronte në Report Tv disa muaj më parë, se ka qenë dhe herë tjetër në SPAK, pasi ndaj tij kishte një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme për fshehje pasurie.

Baçi do të thoshte në ‘Frontline’ me Marsela Karapançon se denoncimi ishte bërë nga një 'patronazhist në Fier'.