Dëshmia e rrallë në 'Dosja K' e operatorit që filmoi momentin historik: Ramiz Alia, plan për të rivendosur statujën e Enver Hoxhës

20 Shkurt 2020, 20:20 | Përditesimi i fundit: 2020-02-21 07:08:37

TIRANË- Në një rrëfim për Report TV, Fatmir Çepani, operatori i RTSH që filmoi rënien e statujës së Enverit më 20 shkurt, tregon se Ramiz Alia donte ta ringrinte statujën

Një xhirim i rrallë me vlera të padiskutueshme historike, është ai ku u fiksua momenti i rrëzimit të diktatorit Enver Hoxha  mesditën e 20 shkurtit 1991.  Autori i këtij filmimi të rrallë është operatori i mirënjohur i televizionit shqiptar Fatmir Çepani, i cili atë ditë ishte pozicionuar me kamerën e tij në katin e dytë të pallatit të kulturës, me ndjesinë se diçka e madhe do të ndodhte atë ditë.