Dështon protesta e mbështetësve të Berishës, Basha takim me demokratët në Kurbin: Ata që duan të përçajnë PD, u themi ndal ose jashtë

20 Janar 2022, 16:29 | Përditesimi i fundit: 2022-01-20 17:53:38

I prerë u tregua kryedemokrati  Lulzim Basha nga Kurbini me mbështetësit e Sali Berishës, teksa tha se ata që duan të përçajnë PD ka dy rrugë, ose të ndalojnë ose do të nxirren jashtë.

Protesta e paralajmëruar nga mbështetësit e Sali Berishës për të penguar takimin e Bashës me demokratët dështoi, ndërsa Basha tha se ata janë vetëm një grusht njerëzish që iu kanë bërë llogaritë për xhepat e tyre. Edhe njëherë ai i bëri ftesë mbështetësve të Berishës, 'atyre që i kanë thirrur arsyes' që t'i bashkohen PD-së.