Detaje nga 'Far West' në Lezhë/ Pak minuta pasi maskat mësynë në lokal, policët shkuan për ta mbyllur se shkelën orën policore, misteri pse klientët dhe pronari nuk denoncuan ngjarjen

21 Nëntor 2021, 16:31 | Përditesimi: 21 Nëntor 2021, 16:31

LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 13-nëntorit në një lokal në fshatin Zejmen të Lezhës, ku tre persona të maskuar dhe të armatosur hynë dhe terrorizuan disa të rinj që ishin në një tavolinë. Sipas burimeve pak minuta pas ngjarjes, një patrullë policia rastësisht ka shkuar dhe ka mbyllur lokalin i cili qëndronte i hapur dhe pas orës policore, por asnjë nga personat që janë gjetur aty nuk kanë treguar apo denoncuar atë çfarë kishte ndodhur. Ndërkohë pronari i lokalit Ani Kola dhe personat e tjerë të cilët ndodheshin brenda në momentin e ngjarjes, vijojnë të jenë në arrati duke mos bashkëpunuar me policinë.

LR/Shqiptarja.com