Urimi i festës së ndërrimit të viteve nga kryeministri Edi Rama ra në sy për faktin se u bë nga një ambient special.
Ai u pa teksa ecte në koridore dhe shkallë, që në fund shfaqën edhe strukturën e re qe kreu i Qeverisë ka ideuar dhe realizuar brenda oborrit te Kryeministria.
Kjo ishte edhe hera e parë që ai e tregonte për publikun me pamje, në urimin që bëri nga rrjeti social në Facebook live për qytetarët shqiptarë.
Një vepër arti arkitekturore ku ndërthuret klasikja me modernen, ku shkrihet natyra me urbanistikën. Nuk mungojnë kopshtet me lule dhe pemë, akuaruimet me peshq dhe shkallët e shumta në koridore dhe kollona druri.
Shkallë drejtkëndore dhe spirale, ku ngjitesh dhe zbret dhe në fund një pamje 360 gradë nga Tirana, prej taracës së veprës së re, që duket se është në ‘dorën e fundit’ të saj.