Dhuna ndaj gazetarëve, Gjekmarkaj në Komisionin e Medias: Të ndëshkohet kush prek njerëzit e medias në krye të detyrës

8 Nëntor 2021, 12:27 | Përditesimi: 8 Nëntor 2021, 12:27

Komisioni i Medias nisi sot me shqetësimin e ngritur nga Kryetari i Komisionit, Agron Gjekmarkaj për dhunën shtetërore ndaj gazetarëve. Ai mori shkas nga ngjarja e rëndë ndaj gazetares dhe operatorit gjatë raportimit të lajmit për vrasjen e një biznesmeni në Tiranë në zonë e Qafë Mollës.  Kryetari i Komisionit parlamentar të medias kërkoi ndëshkimin nga drejtësia të kujtdo që dhunon gazetarët në krye të detyrës.

r.k./Shqiptarja.com