Dinamika e arratisjes së Altin Ndocit, Report Tv sjell pamjet nga vendi ku ia futi vrapit! Në traun jashtë spitalit të Durrësit e priste ‘Audi’ luksoz

13 Janar, 17:05 | Përditesimi: 13 Janar, 17:05

Altin Ndoci u arratis sot nga spitali i Durrës ku ishte shoqëruar nga Policia e Burgjeve për të kryer një vizitë mjekësore të planifikuar, konkretisht në repartin e Infektivit. Ndoci ankohej për shqetësime në veshka, ndërsa vizitat për personat e burgosur zhvilloheshin në një ndarje të posaçme. Për ta bërë më të qartë, Report Tv sjell filmime nga zona e jashtme e spitalit, nga dera deri jashtë traut ku është zhdukur në fund Altin Ndoci.

A.M/Shqiptarja.com