Dita e 13 e agresionit rus në Ukrainë dhe kriza e çmimeve në Shqipëri

9 Mars 2022, 07:03

Ukraina ka hyrë në ditën e 13 të luftës ku duket se sanksionet do të bëhen edhe më të forta ndaj Moskës. SHBA dhe Britania e Madhe kanë vendosur sot të ndalojnë importin e naftës ruse. Presidenti Amerikan, Joe Biden ka konfirmuar ndalim të plotë për importet ruse të naftës, gazit dhe qymyrit. Në një deklaratë për mediat, Biden tha se kjo masë u mor për t'i dhënë një goditje të fuqishme udhëheqjes së Putin.