Dita e dytë në Universitet, Korça dhe Elbasani ‘nuk zënë mënd’ lejon edhe të pavaksinuarit në auditorë, studentët: Nuk bëjnë diferencime për shkak të vaksinës

19 Tetor 2021, 13:27 | Përditesimi i fundit: 2021-10-19 15:50:18

Kjo situatë ka mbizotëruar në Universitetin e Korçës, ku studentët e pavaksinuar janë lejuar pa asnjë pengesë të hynë në auditorë.

Për mikrofonin e Report Tv kanë folur disa prej tyre.

“Jemi lejuar të futemi në auditorë edhe pse nuk e kemi bërë vaksinën. Kemi mbajtur maska, kemi ruajtur distancën.”, tha njeri prej tyre.

Një studente, tregoi se nuk ka asnjë diferencim mes personave të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar.

“Jam vaksinuar me të dyja dozat, tani që erdha në shkola kam parë që ka edhe nga ata të cilët nuk e kanë bërë vaksinën, nuk e di kush do të mbajë përgjegjësi. Nuk ka asnjë diferencim mes të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve.”, tha ajo.

Kjo është dita e dytë që në Universitetin e Korçës dhe të Elbasanit nuk po zbatohen rregulli për studentët e pavaksinuar.

Sipas burimeve për Report Tv, në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, studentët janë detyruar të mbajnë maskën anti-COVID, ndërsa nuk i është kërkuar pasaporta e vaksinimit si një provë për të marrë pjesë në mësim.

Ditën e djeshme ishte dita e parë e vitit të ri akademik, këtë herë ndryshe pasi jemi nën “presionin” e COVID-19. Ditën e parë në universitet e vendit studentët nuk janë lejuar që të futen në auditorë, nëse ishin të pajisur me certifikatën vaksinimit, përveç se në Universitetet e Korçës, Durrësit dhe Elbasanit, ku rektoratet me vendimet e tyre kanë shkelur urdhrin e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Problematike vijon ende situata në Universitetin e Korçës dhe të Elbasanit.