Dita e Pavarësisë, Begaj mesazh politikës: Zgjedhjet të jenë shembull për interesin e qytetarëve! Mirënjohje SHBA për mbështetjen, jemi krah Kosovës

28 Nëntor, 20:43

Në 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti Baram Begaj në pritjen tradicionale mesazhin ia drejtoi sidomos klasës politike ku u kërkoi “të kthejnë sytë nga popull”. Ndërsa pitet të shpallë dekretin për datën e zgjedhjeve 2025, kreu i shtetit tha se ky proces duhet të jetë shembull dhe mbi të gjitha duhet të prevalojë interesi i qytetarëve.

Presidenti theksoi rëndësinë e pasqyrimit të vlerave kombëtare dhe europiane, duke i kujtuar klasës politike domosdoshmërinë e një dialogu të hapur me qytetarët dhe organizimin e zgjedhjeve shembullore. Sipas tij në zgjedhjet parlamenatre të 2025, në focus duhet të jetë vetëm interesi i qytetarit.

Begaj shprehu mirënjohje të thellë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian për mbështetjen e pakursyer. Ai riafirmoi angazhimin e vendit për të mbështetur Kosovën në përpjekjet e saj për njohje ndërkombëtare dhe integrim europian.

    No videos found.