Dita e tretë/ Rama në vilën qeveritare vijon takimet me drejtuesit politikë të qarqeve për listën e kandidatëve për deputetë të PS

9 Mars 2025, 09:39 | Përditesimi: 9 Mars 2025, 09:39

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në vilën qeveritare nr 31 ku do të vijojë takimet në mënyrë individuale me çdo drejtues politik të qarqeve. Kjo është dita e tretë e takimeve për të vendosur për emrat në listat e kandidatëve për deputetë. Rama pritet të garojë në listë të hapur në Tiranë ndërsa 4 kryebashkiakë kanë shprehur interes të kandidojnë.

    E.H/Shqiptarja.com