‘Djepi’ i sherrit në Kuvend? Si iu refuzuan 8 komisione hetimore opozitës nga mazhoranca! Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe ‘ngecja’ e ndryshimeve ligjore

5 Nëntor 2023, 12:09

Prej 3 javësh tashmë në Kuvendin e Shqipërisë diskutimet mbi ligjet apo debati parlamentar ia ka lënë vendin kaosit, zhurmës dhe së fundmi edhe flakadanëve. Pjesa më e madhe e opozitës parlamentare, e kryesuar nga Sali Berisha dhe Gazment Bardhi, premtojnë se do ta vazhdojnë këtë strategji deri në heqjen dorë nga ana e mazhorancës të pengimit sipas tyre të punës së deputetëve opozitarë, e lidhur kjo kryesisht me refuzimin e komisioneve hetimore, kur vetëm në 2 muajt e fundit kanë qenë 3 të tilla.