Do ngrihet Dhoma Ekonomike Kombëtare! Javën tjetër miratohet garancia sovrane për fasonerinë

28 Mars, 13:46 | Përditesimi i fundit: 2024-03-28 16:57:33

Shqipëria do të ketë Dhomën Kombëtare të Ekonomisë ku të gjithë bizneset do të jenë të detyruara të regjistrohen. Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar që u mbajt mbrëmë u disktua pr/ligji i ri. Kryeministri Rama tregon objektivin për rritjen e investimeve të huaja ndërsa javën e ardhshme do miratohet dhe garancia sovrane për fasonerinë.