Do të shkojnë te selia e PD? Paloka: Nëse atje kanë frikë nga demokratët, ky është fundi! Ne nuk marrim asgjë me dhunë

11 Dhjetor 2021, 15:32 | Përditesimi: 11 Dhjetor 2021, 15:32

Përgjigjes nëse do të shkojnë apo jo në selinë e PD, pas punimeve në Kuvend, Edi Paloka nuk i dha asnjë përgjigje të qartë, por tha se është fundi nëse në selinë blu kanë frikë nga demokratët. Ai u shpreh se ata nuk do të marrin asgjë me dhunë dhe se vendimet e dala sot nga Kuvendi i Berishës, duhet t'i zbatojnë të gjithë.

 

r.k./Shqiptarja.com