Dogjani: 2024-a viti i vrasjeve të përgjakura, mafia ekzekuton pa frikë! Qeveria është kthyer në aleate e krimit

13 Shkurt 2025, 11:28 | Përditesimi: 13 Shkurt 2025, 11:28

Deputeti demokrat Asllan Dogjani zhvilloi një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha në Kuvend për sigurinë në vend. Dogjani tha se 2024-a ka qenë një ndër vitet më të përgjakura, ndërsa përmendi disa nga vrasjet të viti që lamë pas. Dogjani tha se mafia dhe bandat vrasin pa frikë se do ndëshkohen, pasi qeveria nuk është më armiku i krimit, por aleati i tij.

 

I.M/Shqiptarja.com