Dosja Beleri/ Idrizi: Ka sjellë tensione me shtetin fqinj, kishim harruar presionin në Himarë! Gazetari Barka: Ndoshta fitoi për këtë arsye, Greqia kërkon fakte

22 Maj 2023, 22:58 | Përditesimi i fundit: 2023-05-22 22:59:17

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri dhe miku i tij Pandeli Kokaveshi, të arrestuar 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit për blerje votash, do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ishte i ftuar në Report Tv, ku tha se vendimet duhet t’i marrë drejtësia. Ajo çka i bën përshtypje është se po krijohen tensione mes 2 vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë që nuk i cilëson aspak të mira.