Nestor Topençarov, është nëj qëndrestar ndaj diktaturës dhe një guximtar i kohëve që po jetojmë. Aktin e qëndresës e ndërmori në një moshë delikate dhe në rrethana po aq delikate. I kishin arrestuar babanë në verën e 1976, kur ai ishte student në prag të diplomimit. Ia kishin prerë në mes ëndrrën për tu diplomuar , nga auditoret në tiranë do të përfundonte në një fshat duke punuar në bujqësi, dhe jo shumë kohë pas të atit, do ta arrestonin edhe atë vetë. Gjatë gjithë kohës e kishin, ndjekur e përgjuar, e kishin nxitur që ti dilte kundër të atit kur ai ishte në proces hetimi, por Nestori kishte qëndruar i plëkundur në moralin e tij. Në fund e ksihin arrestuar dhe përfshirë në në hetuesi të vështirë me presione gjithfarëshe dhe tortura. Por ai sërish kishte bërë qëndresë. Po me dinjitet do të përballonte edhe gjyqin dhe dënimin me burg dhe sot, pasi ka marrë dhe studiuar në detaje gjithë dosjet e Sigurimit që lidheshin me familjen e tij, del para kameras dhe dëshmon si rallëkush tjetër, për të çuar në fund misionin e fundit që i ka vënë vetes në këtë jetë, për të dëshmuar të vërtetën!