Dosja ‘McGonigal’, ish-prokurori Beci: SPAK ka 2 rrugë për ta zbardhur të vërtetën për ish-agjentin e FBI! Korreshi: Të tregojë a ka ndikuar për shkatërrimin e opozitës

29 Janar, 22:16

Ish prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci i ftuar në emisionin “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo në Report Tv ka folur për dosjen “Mc Gonigal” për të cilën edhe SPAK po kryhen hetime, ku tha se Prokuroria e Posaçme mund të ndjekë 2 rrugë që mund të çojnë në zbardhjen e së vërtetës lidhur me shkelje që ish-zyrtari i lartë i FBI mund të ketë kryer gjatë vizitës së tij në Shqipëri.