Drafti i mazhorancës për Komisionet Hetimore, opozita: Anti-kushtetues! Tabaku e Çupi: Kthen ‘hetimorët’ mjet të PS

1 Dhjetor 2023, 15:03

Opozita e quan antikushtetues projektligjin e Partisë Socialiste për Komisionet Hetimore. Sipas deputeteve të PD, Dhurata Çupi dhe Jorida Tabaku ky draft synon t’i kthejë komisionet hetimore nga një instrument në dorë të opozitës, në mjet të vetin. Çupi paralajmëron qeverinë se as ky ligj nuk do ta shpëtojë nga hetimi i opozitës.