Drafti i PS për hapjen e listave 100%/ Gjiknuri: PD të bëjë ndryshime, vetë, për pikat që s'biem dakord të shkohet te ODIHR!

18 Shtator 2020, 22:18

TIRANË- Një artificë proceduriale, e ka quajtur përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, teksa tha se është i hapur për ndryshime lidhur me drafin e publikuar sot nga PS.

I ftuar në emisionin "Repolitix" me gazetaren Anduela Ndreu, Gjiknuri ftoi PD që të bënte fillimisht propozime konkrete, ndryshime lidhur me ato propozime të PS, dhe vetëm atëherë për pikat që nuk gjejnë dot marrëveshjen, t'i drejtohen ODIHR, kërkesë kjo e artikuluar së fundmi nga opozita jashtëparlamentare.