'Drejtësia e re', Spak nis arrestimet

13 Shkurt 2021, 07:49

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj deklaroi gjatë emisionit 'Pa protokoll' në Report Tv se duhet hetuar kush i dërgoi të gjithë të burgosurit e rrezikshëm për tu gjykuar nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Ai thotë se përgjegjës për këtë është Drejtoria e Burgjeve si dhe Ministria e Drejtësisë. Ndërkohë deputetja e PS-së, Vasilika Hysi thotë se politika duhet të qëndrojë jashtë kësaj çështje dhe të lërë drejtësinë të bëjë punën e saj.