Drejtësia refuzoi Antikorrupsionin? Xhafaj në 'Studio Live': Spekulim, do japin kontributin e tyre

8 Nëntor 2024, 20:21 | Përditesimi: 8 Nëntor 2024, 20:21

Fatmir Xhafaj shprehet në 'Studio Live' Report Tv, se nga media dhe politika është spekuluar sikur institucionet e drejtësisë kanë refuzuar Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion. Ai thekson se ata ia kanë besuar këtij komisioni bërjen e ekspertizës dhe evidentimin e ndërhyrjeve ligjore që duhen për të përmirësua punën. Xhafaj thekson se parlamenti nuk mund të refuzohet, ndërsa ata do vijnë më vonë në Komision për komente apo diskutime.

 

E.B/Shqiptarja.com