‘Drejtuese hitlerjane’, Ndreca debat të ashpër me Vokshin: Ti njeh vetëm Berishën, gjithë shqiptarët i pështyn! Deputetja e PD: Vjen nga partia komuniste

12 Nëntor, 18:32

Debate të ashpra mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, ku ende diskutohet mënyra e prezantimit të ish-ministrit Ilir Beqaj. Devati agravoi mes Vokshit dhe Ndrecës, të cilët filluan të hedhin akuza ndaj njëri-tjetrit.

Vokshi thotë se ky është një skenar i PS që Beqaj të mos flasë, e nga ana tjetër Ndreca e pyet se përse ka frikë nga power point i Beqajt.

Bolshevike e quajti Ndreca kryetaren Albana Vokshi që sipas tij është kthyer në një drejtuese hitlerjane që kërkon t’i imponohet shumicës.

Vokshi i tha Ndrecës se vjen nga partia komuniste. Ndërkohë deputeti i PS i tha se nuk njeh askënd përveç Berishës dhe gjithë shqiptarët e tjerë i pështyn.

    No videos found.