Duka manipuloi zgjedhjet në Shoqatën e Futbollit Tirana, Veliaj: Këtë betejë e kemi për çunat dhe gocat e qytetit që duan të merren me futboll të pastër

24 Janar 2022, 19:47 | Përditesimi i fundit: 2022-01-24 22:16:42

Flet Erion Veliaj pas skandalit me zgjedhjet në Shoqatën e Futbollit Tirana.

“Unë e di që ka njerëz që mendojnë se ne do dorëzohemi kollaj. Këta janë aq të shpartalluar dhe aq vlunerabël se kanë bërë mëkate, por do i thyejë kjo skuadër, ky qytet, kjo shoqatë. Këtë betejë e kemi për çunat dhe gocat e qytetit që duan të merren me futboll të pastër, kjo nuk është betejë për mua, për ata që thonë që na duhet në futbolli, përsa kohë që janë 350 skuadra çunash dhe gocash dhe po luftojnë me këto lloj bandash, të ishte për këto dy partitë, aleatët e Dukës, për shulin, ai ishte bërë pallat. Të ishte për këta shkolla Kosova do ishte bërë pallat, Laparka ishte nisur për pallat, nuk është për interes personal, por për çunat dhe gocat modeste të këtij qyteti.