Dumani kërkon rikandidim për prokurorët e SPAK, Rama: S’kam opinion, do të diskutohet te ‘Antikorrupsioni’

30 Dhjetor 2024, 14:13

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka asnjë opinion mbi kërkesën e SPAK për t’i lejuar prokurorëve të posaçëm mundësinë e kandidimit pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar. Rama tha për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj se kjo çështje do diskutohet në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion, i cili sipas Ramës do të funksionojë për të ndjekur procesin deri në anëtarësimin në BE.