Dumani: Masat arrest me burg në rënie! Jemi të kujdesshëm kur analizojmë, s’bëhemi pengesë për ushtrimin e një aktiviteti normal të një personi

26 Shkurt, 13:04 | Përditesimi: 26 Shkurt, 13:04

Kreu i SPAK, Altin Dumani në një tryezë ku u diskutua për drejtësinë, u pyet edhe për masat e sigurisë arrest me burg, që së fundmi janë kthyer në një debat nëse po përdoren ose jo pa kriter. Dumani tha se përpjekja për ta shfaqur SPAK si një institucion represiv është e dështuar. AI thotë se masa e sigurisë arrest me burg është në rënie dhe u ndal edhe në statistikat e SPAK, ku tha se vetëm 5% e arresteve me burg janë për veprën penale të korrupsionit.

 

I.M/Shqiptarja.com