Dy rezidencat e reja, gati për të pritur 400 studentët e Fakultetit të Mjekësisë, Veliaj inspekton: Do subvencionojmë gjysmën e tarifës së konviktit

11 Tetor 2022, 18:01

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka inspektuar sot dy godinat e konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë, të cilat u dëmtuan rëndë nga tërmeti i nëntorit 2019 dhe tashmë janë rindërtuar dhe janë gati të presin 400 studentë.