Dyshime për tradhti/ Burri masakron gruan, shkon në lokal i gjakosur e porosit kafe: Lajmëroni policinë, se e vrava

25 Qershor, 20:32

Shënohet një tjetër viktimë në Vlorë nga krimi brenda familjes. Burri ka masakruar gruan pas një konflikti në familje, pasi dyshonte se kishte një lidhje jashtëmartesore. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babicë mesditën e sotme. Viktima është Laureta Sulo 44-vjeçe, ndërsa autori është Lavdosh Sulo 56-vjeç. Ngjarja ka ndodhur brenda banesës, ku çifti kishte edhe një servis dhe ku punonin të dy. Shqiptarja.com siguron fotot e viktimës e të autorit dhe pamjet nga banesa ku ndodhi krimi. 

Gazetari i Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili raporton se rreth orës 13:00 pas një konflikti në banesë 56-vjeçari e ka qëlluar disa herë në kokë bashkëshorten me sëpatë dhe thikë në fyt, e cila u dërgua në spital me shpejtësi, por ndërroi jetë në orën 13:30 si pasojë e plagëve të marra. Ndërsa sipas policisë, 44-vjeçarja është qëlluar me levë. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se pasi ka vrarë gruan ka shkuar në lokal i gjakosur, ka porositur një kafe dhe më pas u ka thënë të pranishme "lajmëroni policinë, se vrava gruan".

Çifti Sulo ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, ndërsa shkak i konflikteve të shpeshta që çuan deri në vrasjen e gruas nga të dhënat e para mësohet se ka qenë xhelozia dhe dyshimet për lidhje jashtëmartesore. Madje, 6 ditë më parë vëllai i autorit ka tentuar që të vrasë me çifte personin që dyshonte se ishte i dashuri i kunatës së tij, por pas arrestimit u lirua.

Këtë vit janë shënuar 8 viktima nga krimet në familje në Shqipëri nga Vlora, Tirana, Korça dhe Gramshi. Në fillim të vitit në Ballsh burri vrau gruan dhe kunatën pas sherrit në familje (lexo këtu). Në datë 14 janar në Tiranë, dhëndri vrau vjehrrën dhe vjehrrin dhe më pas i dha fund jetës pas sherrit në familje (lexo këtu). Në datë 6 shkurt në Vlorë pas sherrit në familje burri mbyti gruan (lexo ketu). Në 12 shkurt burri vrau gruan me armën e shërbimit në Allias të Tiranës pas debateve në familje (lexo ketu). Në datë 4 mars djali i dehur në Korçë mbyti nënën 85-vjeçare të cilën e dhunonte prej kohësh për shkak se ishte i alkolizuar (lexo ketu). Ndërsa në 23 mars po të këtij viti burri mbyti gruan në Gramsh 

Kategori të tjera