Dyshohet se ndihmoi në vrasjen e Behar Sofisë, gjykata lë në burg Bujar Lezën! 'Menaxheri' i vrasësve me pagesë mes lotësh: S'kam lidhje me asnjë vrasje

27 Dhjetor 2021, 12:55 | Përditesimi: 27 Dhjetor 2021, 12:55

Bujar Leza, 45-vjeçari i dyshuar si 'menaxher' i vrasësve me pagesë dhe si bashkëpunëtor në ekzekutimin e biznesmenit Behar Sofia në shkurt të këtij viti, do të vijojë të qëndrojë në masën “arrest në burg pa afat”, për këtë ngjarje. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se 45-vjeçari ka mohuar akuzat para gjykatësve, teksa mes lotësh ka thënë se nuk ka lidhje me vrasjen e biznesmenit e as me të tjera ngjarje të tilla.

 

KT/Shqiptarja.com