E akuzoi se ka lidhje me laboratorin e drogës në Xibrakë, Olsi Rama padit Gazment Bardhin në SPAK: Ose të dënohet si shpifës, ose unë të shkoj në burg si trafikant

2 Prill, 19:37

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama ka kallëzuar në SPAK Gazment Bardhin, pasi ky i fundit e akuzoi se ka lidhje me laboratorin e dorgës në Xibrakë. Olsi Rama hedh poshtë akuzat, ndërsa thotë se Bardhi duhet të përgjigjet para drejtësisë.