E akuzon se ka porositur disa vrasje, Nuredin Dumani ballafaqohet me Erion Alibejn! Mbërrin për herë të parë në SPAK

17 Qershor 2022, 11:47 | Përditesimi i fundit: 2022-06-17 15:37:04

Që pas arrestimit në Fier i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili prej javësh ka qëndruar në spital, është paraqitur sot për herë të parë në SPAK.  Nën masa te rrepta sigurie prej orës 8  të mëngjesit ai është përballë hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në SPAK për të rikonfirmuar deklarimet e dhëna. Dumani do të përballet me Erion Alibean, për të cilin ka bërë akuza shumë të rënda, si porositja e vrasjes së policit Krenar Guçe.