E rëndë në Fier/ 38-vjeçari rrëmben fëmijën e fqinjit, e vret me lopatë dhe e gropos në oborrin e shtëpisë! Trupi i pajetë i 8-vjeçarit i mbuluar me baltë! Autori i dënuar më parë, mori peng në 2006 një të mitur(VIDEO)

16 Nëntor 2021, 20:19 | Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 22:41

FIER- Një ngjarje e rëndë, makabër, është regjistruar në Fier, ku një 38-vjeçar ka rrëmbyer fëmijën e fqinjit mesditën e sotme, e ka vrarë dhe e ka groposur në oborrin e shtëpisë e tij. Fëmija, me emrin Mateo Vellasia është denoncuar i zhdukur nga nëna e 8-vjeçarit Florida rreth orës 15:30, e ndërsa trupi i pajetë është gjetur vetëm pak orë më vonë, i mbuluar me baltë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Greçalli, e teksa autori i kapur është identifikuar Klodian Çalamani, një person i dënuar më parë për një tjetër pengmarrje.

KT/Shqiptarja.com