E rëndë, përplasi për vdekje këmbësorin në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, largohet nga vendngjarja shoferi

31 Tetor 2021, 19:10 | Përditesimi: 31 Tetor 2021, 19:10

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, pasi automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Mësohet se drejtuesi menjëherë, pasi ka aksidentuar Isuf Mjekrrën, ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

LR/Shqiptarja.com