E shiste me 8000 lekë gramin, arrestohet 39-vjeçari që 'furnizonte' me kokainë Tiranën e Durrësin! I dënuar më parë për vrasje me dashjë dhe armëmbajtje pa leje

19 Nëntor 2021, 09:38 | Përditesimi: 19 Nëntor 2021, 09:38

Një shpërndarës kokaine është vënë në pranga të policisë së Tiranës në bashkëpunim me atë të Durrësit, pasi është kapur dukë shitur drogë.

Gjovalin Gjoka, 39-vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i dënuar më parë për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Armëmbajtja pa leje", është arrestuar në flagrancë te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë.

r.k./Shqiptarja.com