E shpalli non grata, Berishës nuk i del inati me Blinken: Është armiku më i madh i brendshëm i amerikanëve

20 Shkurt, 14:19 | Përditesimi: 20 Shkurt, 14:19

Sali Berishës nuk i del inati me ish sekretarin e Shtetit në SHBA, Antony Blinken, i cili e shpalli kreun e PD non grata.

Në konferencën për gazetarët mbajtur sot (20 shkurt), Berisha tha se armiku më i madh i brendshëm i amerikanëve është Antony Blinken.

“Ishte kryediplomati i Amerikës dhe botës që kishte mbledhur 51 firma për të mashtruar kombin amerikan për djalin e presidentit amerikan. Ky njeri nuk pati integritetin as të jepte dorëheqjen”,  tha Berisha për Blinken.

r.k./Shqiptarja.com