Ekonomia Kreative bën bashkë profesionistë nga Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar, Veliaj: Çështje kohe që Tirana të jetë edhe qyteti i punëve dixhitale të së ardhmes

28 Janar, 15:23

Tirana bëri bashkë profesionistë të ekonomisë krijuese nga Mbretëria e Bashkuar, Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria, për të diskutuar mbi fushën e filmit, muzikës, teknologjisë, arkitekturës, arteve pamore etj. Në ambientet e Piramidës, u nënshkrua dhe një memorandum mirëkuptimi ndërmjet Bashkisë së Tiranës dhe British Council, ku shprehet angazhimi për të punuar së bashku në tre vitet në vijim për hartimin e një Strategjie Zhvillimi për ekonominë kreative