Ekskluzive/ Grabitja e bankës, flasin policët: E kapëm në dalje! Dukej i trembur nuk bëri rezistencë

13 Shkurt, 13:30 | Përditesimi: 13 Shkurt, 13:30

TIRANË- Report Tv sjell ekskluzivisht rrëfimin e dy efektivëve Eduard Saliko dhe Ermal Çeka, të cilët neutralizuan dhe arrestuan grabitësin me kallash që arriti të merrte 800 mijë lekë nga një bankë në Tiranë.

Paraditen e 12 shkurtit, 61-vjeçari u afrua pranë bankës me automjetin, e parkoi aty pranë dhe hyri i armatosur në filialin e bankës. Mësohet se roja i sigurisë private nuk ishte për momentin tek dera, por detektori sinjalizoi se Fusha që sapo u fut në bankë kishte metal me vete.

61-vjeçari nxori menjëherë kallashnikovin nga çanta dhe qëlloi një herë në dysheme. Më pas mori 800 mijë lekë nga arka dhe tentoi të largohej, por sapo del tek dera u gjend përballë dy efektivëve, të cilët ishin njoftuar nga një kliente në bankë.

I.M/Shqiptarja.com