Ekskluzive/ Milionerët e rinj të Kuvendit, pasuritë e zbuluara për herë të parë nga Gjiri i Lalzit deri në Holandë, kush janë ‘bejlerët’ e PD, deputeti me orë 17 mijë euro

30 Nëntor 2021, 21:16

Report Tv zbulon ekskluzivisht pasurinë e deputetëve më të pasur që morën mandatin për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në krye Ramadan Likaj PD, me qindra mijëra m2 tokë, vila, biznese dhe orë Rolex. Pasuri befasuese Fation Veizaj dhe Leart Duraj. Alfred Rushaj shtëpi në Kroaci. Saimir Korreshi shtëpi në Athinë. Ornaldo Rakipi rezulton pa shtëpi.