Ekskluzive/ Rafineria e naftës së Ballshit shkon për skrap, shitet për 9 milionë euro! Ja çfarë do ndodhë me 800 naftëtarët

2 Dhjetor 2021, 20:36 | Përditesimi i fundit: 2021-12-02 21:20:59

Rafineria e famshme e naftës në Ballsh është shitur më në fund për skrap. Ndërsa mbi 800 naftëtarë vijojnë të kërkojnë nga 13 paga të prapambetura, Report Tv mëson se një bankë e nivelit të dytë, ka shitur rreth dy javë më parë për 9 milionë euro rafinerinë e Ballshit, e cila do të çmontohet për të shkuar për skrap. Fillimisht, banka e nivelit të dytë, mësohet se ka negociuar për ta shitur rafinerinë për 25 milionë euro, me qëllim që kompania blerëse ta rikthente atë në punë.