Ekskluzive/ Report Tv siguron pamjet e sherrit të gjimnazistëve në Shkodër, rreth 20 të rinj grushtojnë njëri-tjetrin! Njëri nxjerr thikën dhe godet shokët

12 Dhjetor 2025, 13:28 | Përditesimi: 12 Dhjetor 2025, 16:42

Report Rv ka siguruar pamjet ekskluzive nga sherri i të miturve në Shkodër i ndodhur ditën e sotme përpara portës së gjimnazit “Shejnaze Juka”.

Në pamje shihet se sherri është tejet masiv ku të përfshirë janë rreth 20 adoleshentë që konfliktohen me njëri-tjetrin me grushte. Në një moment, njëri prej adoleshentëve i veshur me xhup të kuq, ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar disa herë disa prej personave të përfshirë në sherr.

 

 

I.M/Shqiptarja.com