EKSKLUZIVE/ Rrëfimi i punonjësit që i zhvati 100 mijë € biznesmenit në bursë

3 Nëntor 2021, 16:51 | Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 17:33

TIRANË - "Kisha dëgjuar por nuk kisha eksperiencë personale dhe me të dëgjuar e dija deri diku që kishte të bënte me mashtrime, me gjëra që ti i shet ëndrra klientit dhe klienti asgjë nuk merr në këtë rast. Depoziton dhe lë shuma marramendëse parash dhe nuk merr asnjëherë asgjë".

Kështu nis rrëfimin ekskluziv për Report Tv një punonjës i një Call Center në Tiranë që mashtron qytetarët evropianë. Ai ka vendosur të tregoj të gjithë skemën se si arrihet nga kontakti i parë me klientët, deri tek zhvatja përfundimtare. Alberti, i cili nuk është emri i tij i vërtet, tregon se fshihen pas një emri të një banke prestigjioze zvicerane për të kryer mashtrimin. Fillimisht telefonohen përmes disa listave munrash që janë siguruar më herët nga kompania.

KT/Shqiptarja.com