Eksperti i arsimit në Report Tv: Mësuesit e lëndëve të shkencave ekzakte janë si 'specie në zhdukje'! Po na braktiset shkolla, është turp për ne

27 Maj 2022, 14:34

Çdo vit, pak maturantë kërkojnë të bëhen mësues apo aplikojnë në degët e mësuesisë duke bërë që të ketë pak regjistrime në universitete. Për këtë arsye, Këshilli i Ministrave mori vendimin që mesatarja e pranimit do të ulet nga 7.5 në 6.5 për të gjithë maturantët që synojnë një profesion si përkthyes, psikolog, punonjës social, ciceron, historian. Në një intervistë për Report Tv në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti i cilësoi “specie në zhdukje” mësuesit e lëndëve të shkencave ekzakte pasi nuk i ofrohet asgjë nga shteti.