Ekzekutimi i Demir Backës në Fier, policia i shkon disa herë në shtëpi 'Ben Qimes' për ta marrë në pyetje, por nuk e gjen, familjarët: Është me punë në Tiranë

26 Tetor 2021, 15:52

Teksa kanë kaluar 3 ditë nga ekzekutimi i Demir Backës në Fier, ende nuk ka një autor të dyshuar për ngjarjen. Ndërkohë mediat shkruajnë se Policia i ka shkuar në shtëpi Arben Isufit, i njohur si 'Ben Qimja', me të cilin Backa ka patur një konflikt rreth 1 vit e gjysmë më parë. Pavarësisht se e kanë kërkuar disa herë në shtëpi, për ta marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, policia nuk e ka gjetur atë, ndërsa familjarët kanë deklaruar se Isufi ka shkuar me punë në Tiranë.